Pse duhet ta përfshini avokadon në dietën tuaj

Avokadoja është një frut i shijshëm dhe plot vlera ushqyese. Një porcion (rreth gjysma e avokados ose 70 gramë) siguron 134 kalori, 3 gramë fibra dhe 14 gramë yndyrë, nga të cilat 8 gramë janë yndyrna “të mira”, mono të pangopura dhe poli të pangopura (omega-3). Avokadot përmbajnë gjithashtu sasi të larta të vitaminave antioksiduese C dhe E, vitamina B (B1, B2 dhe B6), kalium dhe magnez.

Por pse duhet ta përfshini avokadon në dietën tuaj?

  1. Zvogëlon stresin sepse është i mbushur me magnez, lënda ushqyese më anti-stres.
  2. Forcon flokët dhe thonjtë. Përmban biotinë që kontribuon në flokë dhe thonj me shkëlqim, por edhe vitamina B dhe E që mbrojnë flokët nga tharja.
  3. Përmirëson shikimin. Luteina që përmban është një karotenoid që kontribuon ndjeshëm në shikimin e shëndetshëm.
  4. Përmirëson shëndetin e zemrës. Yndyrnat e mira që përmbajnë ndihmojnë në ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm kardiovaskular dhe zvogëlojnë rrezikun e goditjes në tru, sulmit në zemër dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.
  5. Kontribuon në humbjen e peshës. Fibrat që ka ju lejojnë të ndjeheni të ngopur dhe të përmirësoni shëndetin e sistemit tuaj të tretjes./albeu.com


Shtuar 27.07.2021 15:58