ZYRTARE/ Belgu Alderweireld largohet nga Tottenham

Skuadra angleze, Tottenham Hotspur ka bërë të ditur që mbrojtësi Toby Alderwireld nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Alderweireld do të vazhdojë karrierën në skuadrën nga Katari, Al-Duhail, pas arritjes së marrëvehshjes për transferimin e tij.

32 vjeçari bëri 236 paraqitje në gjashtë vitet e tij tek “Spurs”. Ai gjithashtu ka arritur 113 ndeshje për Belgjikën, duke bërë paraqitje të mira në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.


Shtuar 27.07.2021 15:59