NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup ka dalë me raportin e fundit javor për cilësinë e ujit, duke synuar një komunikim sa më transparent me banorët e kryeqytetit. Të dhënat janë siguruar nga testimet e realizuara në Sektorin e Kontrollit Sanitar.
Të lidhura
None found
Nga data 20 deri më 24 korrik 2026, ky sektor ka grumbulluar 195 mostra për ekzaminime fiziko-kimike dhe po aq për analiza mikrobiologjike. Kampionët janë marrë nga 45 stacione monitorimi të shpërndara në të gjithë territorin e Shkupit.
Sipas njoftimit zyrtar të ndërmarrjes publike, rezultatet tregojnë se samtë mostrat janë në linjë me Rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, numër 183/18.
