Klubi turk Fenerbahçe ka lëvizur konkretisht për të siguruar shërbimet e Rafael Leaos, duke paraqitur një ofertë fillestare prej 40 milionë eurosh, të shoqëruar me 2 milionë euro bonuse. Megjithatë, Milani nuk lëshon pe dhe kërkon një shifër prej 50 milionë eurosh, por me kushte të ndryshme pagese.
Sipas burimeve, drejtori Cihan Kamer dhe stafi i tij kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Itali, teksa janë parë duke dalë nga aeroporti “Malpensa”, çka konfirmon seriozitetin e bisedimeve.
Të lidhura
None found
Raporte të siguruara nga Sportitalia dhe gazetari i njohur turk Yagiz Sabuncuoglu tregojnë se oferta e verdhezinjve sillet rreth vlerës 40 milionë euro.
Ndërsa Sport Mediaset sjell hollësi mbi mënyrën sesi është strukturuar propozimi: bëhet fjalë për një huazim me pagesë paraprake 5 milionë euro dhe detyrim blerjeje në fund të sezonit për 35 milionë euro shtesë, plus 2 milionë euro të tjera që varen nga performancat dhe objektivat e arritura.
Nga ana e tij, sulmuesi portugez duket i hapur për të pranuar një kontratë me përfitime rreth 12 milionë euro në vit, gati dyfishi i asaj që merr aktualisht te kuqezinjtë e Milanos.
Megjithatë, qëndrimi i klubit italian mbetet i prerë. Ata i kanë komunikuar si Galatasarayt ashtu edhe Benficas se nuk do të pranojnë formula huazimi, edhe nëse përfshijnë detyrimin e blerjes, por duan një shitje përfundimtare.
Gjiganti lombard ka nevojë për likuiditet të menjëhershëm për të financuar lëvizje të reja në merkato gjatë verës, pasi tashmë ka investuar më shumë se 100 milionë euro për afrimet e Goncalo Ramos dhe Mario Gilas.
Diskutimet mes palëve do të intensifikohen në vazhdim, ndërkohë që gjithçka sugjeron se Leao nuk do të vazhdojë aventurën me “Rossonerët”. Milani e ka fiksuar kartonin e yllit lusitan në 50 milionë euro.
