Interi finalizon transferimin e John Stones, anglezi nis aventurën në Serie A

Interi ka përfunduar marrëveshjen për afrimin e John Stones. Sipas raportimeve të disa mediave, mbrojtësi anglez ka gjetur akordin përfundimtar me klubin zikaltër dhe transferimi tashmë konsiderohet i mbyllur.

Palët kanë miratuar të gjitha kushtet e kontratës, duke konfirmuar marrëveshjen. Reprezentuesi i Anglisë do të firmosë deri në qershor të vitit 2028, pa pasur mundësi për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.

Të lidhura

None found

Paga e Stones do të jetë rreth 4 milionë euro neto për sezon. Para se kalimi të bëhet zyrtar, ai pritet të udhëtojë së shpejti drejt Milanos për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Futbollisti 31-vjeçar i jep fund qëndrimit dhjetëvjeçar te Manchester City. Marrëveshja e tij me kampionin anglez skadoi më 30 qershor, ndaj ai mbeti lojtar i lirë dhe fitoi mundësinë për të nisur një përvojë të re jashtë Ligës Premier.

Juventusi kishte shfaqur gjithashtu interes për Stones, ndërsa Chelsea dhe Arsenali ishin mes klubeve angleze që kërkonin shërbimet e tij. Megjithatë, dëshira për një eksperiencë ndryshe e shtyu mbrojtësin të përzgjidhte Interin si ndalesën e ardhshme të karrierës.

Stones ishte protagonist i një prej epokave më të suksesshme të Manchester Cityt, gjatë së cilës koleksionoi trofe të shumtë, mes tyre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve. Tashmë, me fanellën e Interit, ai do të hapë një kapitull të ri në Serie A.


Shtuar 27.07.2026 21:57

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabet