Nesër zhvillohet gjykimi për sulmin terrorist ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”

Gjykata Themelore në Prishtinë do të zhvillojë nesër seancën gjyqësore ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të cilët akuzohen se ishin të përfshirë në sulmin terrorist të nëntorit 2023 kundër kanalit të Ibër-Lepencit.

Të lidhura

None found

Sikurse në seancën fillestare, të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale që u vihen në ngarkim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pretendon se materialet provuese të siguruara gjatë procesit hetimor vërtetojnë përfshirjen e të akuzuarve në veprat penale për të cilat po gjykohen.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet është evidentuar gjithashtu roli i Qeverisë së Serbisë në përgatitjen e sulmit.

Ndërkohë, sot ka dëshmuar Ernest Kerqeli, drejtor i Departamentit të Ujit dhe Gjenerimit në këtë ndërmarrje. Ai tregoi se pas shpërthimit në vendngjarje kishin mbërritur ekipet e Policisë, pjesëtarët e KFOR-it dhe punonjësit e ndërmarrjes, ndërsa ndërhyrja për sanimin e dëmit kishte filluar vetëm pas lejes së hetuesve.

Gjatë marrjes në pyetje, kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, kërkoi të dinte nga Kerqeli nëse në zonën ku kishte ndodhur shpërthimi ishin të pranishme edhe ekipet hetimore.

Kerqeli u përgjigj se forcat policore, KFOR-i dhe punëtorët e ndërmarrjes kishin arritur atje përpara tij. Ai sqaroi se sanimi nuk kishte nisur pa miratimin e hetuesve, të cilët po mblidhnin mostra, ndërsa në vendngjarje kishin ardhur edhe ekspertë të tjerë.

I pyetur nga gjyqtari nëse kishte dalluar gjurmë të shpërthimit ose të personave të pranishëm në atë zonë, dëshmitari deklaroi se nuk kishte vërejtur asgjë të tillë.

Kerqeli foli edhe për dëmet që mund të shkaktoheshin në rast se nuk do të merreshin menjëherë masa për riparimin, duke theksuar se pasojat për qytetarët dhe infrastrukturën e Kosovës do të ishin jashtëzakonisht të mëdha.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës do të mbeteshin pa energji elektrike dhe pa linja telefonike, ndërsa banorët e Prishtinës dhe të zonave të tjera që furnizohen nga Termokosi nuk do të mund të ngroheshin. Ai shtoi se QKUK-ja do të mbetej pa energji, ngrohje dhe ujë, kurse ndalja e menjëhershme e Termocentralit B do të sillte pasoja të rënda për infrastrukturën. Kerqeli tha se humbjet do të arrinin në miliona për çdo ditë dhe se, me çdo ditë vonesë, dëmi do të shtohej milion mbi milion.


Shtuar 27.07.2026 21:27

Tags: ,
holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al