Aksidentet automobilistike vazhdojnë të përgjaknin çdo ditë rrugët e Shqipërisë, duke shkaktuar qindra të lënduar dhe humbje jetësh.
Në raportin më të fundit, INSTAT bën të ditur se gjatë 6 muajve të parë të këtij viti u shënuan 679 aksidente rrugore. Në to u plagosën 952 persona, mes të cilëve disa humbën jetën.
Të lidhura
None found
Sipas ekspertëve të statistikave, numri i aksidenteve është rritur me 6.8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Muaji me më shumë aksidente ishte qershori, kur u regjistruan 132 raste dhe 186 persona mbetën të vrarë ose të plagosur. Në qershorin e vitit 2025 ishin shënuar 107 aksidente me 140 të aksidentuar.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se sjellja e drejtuesve të mjeteve ishte shkaku i 93.9% të aksidenteve të ndodhura në qershor. Drejtuesit e grupmoshës 35-44 vjeç kishin peshën më të madhe në rastet e regjistruara, duke përbërë 28% të totalit.
Gjatë gjashtëmujorit, Tirana kryesoi në rang vendi me 277 aksidente dhe 345 persona të vrarë ose të plagosur. Më pas u renditën Lezha, ku ndodhën 74 aksidente, dhe Vlora me 67 raste.
Një e katërta e aksidenteve u shënua gjatë intervalit 19:00-24:00. E marta rezultoi dita me numrin më të madh të rasteve, me 18.9% të totalit, ndërsa incidenca më e ulët u regjistrua të enjten, me 7.6%.
