Menjëherë pasi foli për mediat lidhur me marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për pajisje ushtarake, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përball me një grup protestuesish.
Incidenti ndodhi teksa Balla po largohej me automjet nga rrethimi i Kuvendit. Protestuesit, të vendosur pranë Xhamisë së Namazgjasë, iu afruan mjetit dhe hodhën vezë në drejtim të tij.
Të lidhura
None found
Në pamjet e publikuara shfaqet çasti kur automjeti i Ballës goditet nga protestuesit, ndërsa ai largohet nga zona. Për më shumë, ndiqni videon.
