Ekspertët kundërshtojnë pretendimet e Petkoviqit: Beogradi synon ta portretizojë Kosovën si vatër destabiliteti

Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka akuzuar Policinë e Kosovës, të cilën e ka quajtur “Policia e Kurtit”, se gjatë shënimit të festës së Manastirit të Kryeengjëjve të Shenjtë në Prizren ka zbatuar masa “të panevojshme” ndaj komunitetit serb. Ai i ka përshkruar këto veprime si “represion”.

Të lidhura

None found

Duke pretenduar se “qëllimi ishte të krijohej një Gazimestan i ri”, Petkoviq përdori një narrativë të përsëritur politike të Beogradit, përmes së cilës institucionet e Kosovës paraqiten si rrezik për serbët.

Narrativa të ngjashme serbe kundër Kosovës janë shtuar së fundmi. Disa javë më parë, ministrja serbe Snezhana Paunoviq foli për spastrim etnik në Kosovë, ndërsa Igor Simiq dezinformoi disa herë lidhur me vendin tonë. Kësaj fushate iu bashkua së fundmi edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili kërcënoi Kosovën përmes narrativës serbomadhe.

Profesori universitar Dorajet Imeri vlerësoi se prapa kësaj fushate qëndron synimi i Serbisë për ta portretizuar Kosovën si një burim të përhershëm destabiliteti.

Sipas Imerit, Beogradi po përpiqet njëkohësisht ta largojë vëmendjen nga përgjegjësitë e tij në procesin negociues me Kosovën, nga fshehja dhe mosdorëzimi i Radojçiqit dhe grupit të tij kriminal, si dhe nga bashkëpunimi i afërt dhe strategjik me Rusinë dhe Kinën.

Ai tha se Serbia shfrytëzon çdo veprim institucional të ndërmarrë nga Kosova, veçanërisht në veri, për të krijuar përshtypjen se komuniteti serb ndodhet në rrezik.

Imeri theksoi se Beogradi kohët e fundit ka filluar t’i përdorë sidomos institucionet fetare dhe klerin ortodoks serb si mekanizma kryesorë të propagandës.

Sipas profesorit universitar, në rrafshin e brendshëm kjo qasje i shërben Serbisë për mobilizimin e opinionit publik. Ndërkaq, para bashkësisë ndërkombëtare, Beogradi synon ta paraqesë Kosovën si penguese të stabilitetit dhe si ushtruese të dhunës ndaj pakicave, me qëllim që ta detyrojë të bëjë koncesione politike gjatë procesit negociues.

Imeri vlerësoi gjithashtu se deklaratat e Petkoviqit kanë për qëllim të krijojnë perceptimin se çdo veprim i Policisë së Kosovës mbështetet në motive etnike dhe drejtohet kundër pakicës serbe.

Ai potencoi se përmes kësaj strategjie synohet të dobësohet besimi në institucionet e Kosovës dhe komuniteti serb të mbahet vazhdimisht i paintegruar në jetën sociale dhe politike në Kosovë.

Duke folur për mënyrën se si duhet të veprojë Kosova, Imeri kërkoi reagim të shpejtë dhe të saktë në çdo situatë. Sipas tij, kjo nuk duhet bërë vetëm për shkak të reagimeve dhe inskenimeve të Beogradit, por edhe sepse Kosova ka ngritur kapacitete të mjaftueshme dhe profesionale institucionale, të gatshme për t’iu përgjigjur çdo rrethane të krijuar.

Në përfundim, profesori universitar Dorajet Imeri nënvizoi se bashkëpunimi ndërinstitucional, shtimi i vigjilencës politike dhe forcimi i rendit politik në vend përbëjnë parakushte themelore për shfaqjen e këtyre qëndrimeve.

Përballë dezinformimit serb, ekspertët e sigurisë në Kosovë kanë theksuar vazhdimisht se deklaratat propaganduese të Beogradit nuk përmbajnë asnjë të vërtetë.

Edhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, reagoi sot lidhur me pretendimet e Petar Petkoviqit.

Islami tha se deklarata të tilla tregojnë përpjekjen e Beogradit për ta konsoliduar mesazhin e rremë se liritë e serbëve në Kosovë po kufizohen. Në të njëjtën kohë, sipas tij, Serbia e paraqet zhvillimin paqësor të ceremonive fetare si dëshmi të “unitetit dhe qëndrueshmërisë” së serbëve.

Në një shkrim në Facebook, Islami e cilësoi këtë si luftë hibride të Serbisë për të fituar terren, për të zhvilluar propagandë para faktorit ndërkombëtar dhe për të marrë rolin e viktimës. Ai shtoi se fuqia dhe stabiliteti i Kosovës në aspektin e sigurisë vazhdojnë të mbeten të palëkundura.


Shtuar 27.07.2026 15:36

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al