LDK cakton Kuvendin e Jashtëzakonshëm pas konfirmimit të nënshkrimeve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se kryetari i saj ka vendosur ta thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm, pasi është konfirmuar përmbushja e kushtit statutar që kërkon nënshkrimet e së paku një të tretës së delegatëve.

Të lidhura

None found

Nënshkrimet e dorëzuara janë shqyrtuar nga Sekretariati i Përgjithshëm, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se janë plotësuar kërkesat e përcaktuara në Statut për organizimin e Kuvendit.

Mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm është caktuar për të enjten, më 30 korrik 2026, në orën 18:00. Delegatët do të njoftohen për vendin dhe hollësitë e tjera organizative sipas procedurave statutare. LDK-ja ka deklaruar se i gjithë procesi do të udhëhiqet nga Statuti, parimet demokratike dhe transparenca institucionale.

Njoftimi i plotë:

KRYETARI I LDK-SË THËRRET KUVENDIN E JASHTËZAKONSHËM TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Lidhja Demokratike e Kosovës informon opinionin publik dhe anëtarët e saj se kryetari i LDK-së, duke zbatuar përgjegjësitë dhe kompetencat që i jep Statuti i partisë, ka vendosur të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vendimi është marrë pasi kanë përfunduar procedurat statutare për verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit.

Për të siguruar ligjshmërinë, rregullsinë dhe integritetin e procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kontrolluar të gjitha nënshkrimet e dorëzuara, duke vepruar në përputhje me dispozitat statutare.

Në përfundim të verifikimit është vërtetuar se është arritur pragu i përcaktuar në Statut, përkatësisht mbështetja e së paku një të tretës (1/3) së delegatëve të Kuvendit, e domosdoshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Menjëherë pas mbylljes së procesit të verifikimit dhe në zbatim të detyrimeve statutare, kryetari i LDK-së ka përcaktuar që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të zhvillohet të enjten, më 30 korrik 2026, duke nisur në orën 18:00.

Informacionet për vendin ku do të mbahet Kuvendi, së bashku me hollësitë e tjera të organizimit, do t’u përcillen delegatëve sipas procedurave të parashikuara në Statut.

Lidhja Demokratike e Kosovës rithekson angazhimin që procesi të realizohet në pajtim të plotë me Statutin e partisë, duke respektuar parimet demokratike, transparencën institucionale dhe vullnetin e delegatëve të Kuvendit.

ZYRA PËR INFORMIM

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS


Shtuar 27.07.2026 15:35

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al