VLEN pretendon kryesimin te shqiptarët bazuar në sondazhin më të fundit

VLEN deklaron se rezultatet e një ankete të fundit e renditin atë si forcën më të madhe politike në bllokun shqiptar.

Të lidhura

None found

Sipas koalicionit, sondazhi i zhvilluar gjatë muajit qershor nga Instituti për Hulumtim Stratum R&D konfirmon se VLEN është partia e parë mes shqiptarëve.

Të pyetur se cilën parti politike do të mbështesnin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, 34% e të anketuarve janë shprehur për VLEN-in, kundrejt 30% që kanë zgjedhur BDI-në.

Nga VLEN theksojnë se kjo është anketa e dytë brenda 2 muajve që i nxjerr ata përpara BDI-së.

Sipas tyre, të dhënat e këtij sondazhi dëshmojnë qartë se qytetarët po bëjnë dallimin mes politikës së rezultateve dhe asaj të propagandës. Ata vlerësojnë se dy vite punë konkrete kanë qenë të mjaftueshme për të treguar se shqiptarët nuk binden më nga retorika boshe dhe se përkrahja sigurohet përmes veprave, jo fjalëve.

VLEN rendit si fakte Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Ligjin për Lojërat e Fatit, Ligjin për Medresenë, Ligjin për Jurisprudencën dhe Ligjin për Arsimin e Lartë, mbi 40 provime profesionale në gjuhën shqipe, “One Stop Shop” në pikat kufitare me Kosovën dhe Shqipërinë, 306 projekte për komunat shqiptare, mbi 2.500 biznese të reja, mijëra punësime dhe avancime, nisjen e ndërtimit të Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, investimin prej 20 milionë eurosh për fazën e tretë të Sheshit “Skënderbeu”, rikonstruktimin e Spitalit të Tetovës me 74 milionë euro, ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë dhe të Korridorit 8, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Nga kjo forcë politike thonë se këto rezultate nuk mund të mbulohen me konferenca për shtyp, dezinformata apo propagandë./Telegrafi/


Shtuar 27.07.2026 15:25

Tags:
holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al