Partizani triumfoi 2-0 ndaj Skënderbeut në provën e dytë miqësore nën drejtimin e Florin Bratut. Për trajnerin rumun, ky ishte testi i parë i një niveli të lartë, përballë një kundërshtari që do të garojë në Superiore gjatë sezonit të ri 2026/27.
Të kuqtë realizuan nga një gol në secilën pjesë. Xhuliano Skuka zhbllokoi takimin nga pika e bardhë, ndërsa Rowan Human vulosi rezultatin, në një ndeshje që i dha shumë sinjale teknikut rumun në kulmin e përgatitjeve për edicionin e ardhshëm.
Të lidhura
None found
Florin Bratu ka ende një rrugë të gjatë përpara dhe shumë punë për t’i zbatuar tërësisht idetë e tij te “Demat”, por para nisjes së Superiores është shfaqur tashmë shkëndija e parë.
Për trajnerin debutues, i cili mban mbi vete përgjegjësi të shumta, sfida kryesore mbetet krijimi i një Partizani të bashkuar dhe me synime të përcaktuara qartë, në mënyrë që skuadra të rikthehet te pretendimet e mëparshme, minimalisht te kupat e Europës.
GOLAT:
Goli i Skukës
Goli i Human
