Moskërkimi i dëmshpërblimit në Serbi u përdor për të vërtetuar besueshmërinë e viktimës së dhunimit në Vukovar

Kur Jovan Radan mori një dënim prej shtatë vjetësh burg në mes të qershorit për përdhunimin e një gruaje në Vukovar, kritikat nuk u përqendruan vetëm te masa e ulët e dënimit, i cili mezi e kalonte minimumin e parashikuar me ligj.

Të lidhura

None found

Radan, një ish-anëtar i Mbrojtjes Territoriale Serbe, e kishte dhunuar tri herë viktimën brenda një shtëpie në Vukovar ku ajo kishte gjetur strehë të përkohshme.

Sidoqoftë, ajo që bie në sy në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd është se një nga elementet që provon se ky krim ka ndodhur vërtet në vitin 1991 ishte fakti që e mbijetuara nuk kishte kërkuar asnjë lloj kompensimi nga dhunuesi.

Aktgjykimi i shkallës së parë nga Departamenti për Krime Lufte specifikon se dëshmia e saj është e paanshme dhe nuk motivohet nga hakmarrja apo synimi për të nxjerrë përfitime materiale ose të çfarëdo natyre tjetër, duke u mbështetur në deklaratën e të dëmtuarës se ajo nuk kishte asnjë pretendim pasuror.

Image

Në këtë gjykim, që u zhvillua plot 34 vite pas ngjarjes, deklarata e viktimës u konsiderua e sinqertë, bindëse dhe e përforcuar nga provat, përfshirë dëshmitë e disa grave të tjera.

Një ndër to është Snjezhana Malak, e cila kujton me hollësi vitin 1991. Ajo thotë se dënimi është tejet i ulët në krahasim me atë që pësoi zonja në fjalë.

Edhe vetë Malak ishte viktimë e përdhunimit në Vukovar gjatë po atij viti, kur ishte 22 vjeçe. Ajo rrëfen se si tre burra i dolën përpara dhe ajo u detyrua të zgjidhte se cili prej tyre do ta dhunonte. Një nga ata tre ishte pikërisht Jovan Radan.

Image

Autori i krimit ndaj saj i kishte thënë se Radan po bënte të njëjtën gjë me një grua tjetër, duke i pëshpëritur se nuk ishte e vetmja që po kalonte atë tmerr.

Rrethimi i Vukovarit zgjati tre muaj. Qyteti u bombardua pa pushim nga forcat ajrore, tanket dhe këmbësoria e Ushtrisë Popullore Jugosllave, së bashku me njësi paraushtarake vullnetare nga Serbia dhe serbët e Kroacisë, duke u shkatërruar pothuajse në tërësi.

Statistikat kroate flasin për rreth 2.700 të vrarë mes mbrojtësish dhe civilësh gjatë rrethimit, ndërsa vazhdon ende kërkimi për afërsisht 300 persona të zhdukur.

Malak dëshmoi vite më pas në mbështetje të gruas që ishte dhunuar nga Radan. Edhe sot, ato vijojnë të takohen në Vukovar. Ajo tregon se para pak ditësh, viktima e kishte njoftuar se kishte marrë një njoftim për mundësinë e depozitimit të një kërkese për dëmshpërblim. Mirëpo, ajo nuk pranon të shkojë në Serbi, hap i domosdoshëm për të paraqitur kërkesën.

Rruga e vështirë e viktimave drejt kompensimit

Tradita gjyqësore në Serbi i orienton viktimat që, pas mbylljes së procesit penal, të nisin një padi civile për të kërkuar zhdëmtim. Jovana Kollariq, hulumtuese në Fondin për të Drejtën Humanitare në Serbi, e sheh këtë praktikë si shqetësuese për disa arsye.

Së pari, viktimat përballen me një tjetër betejë gjyqësore. Së dyti, me nisjen e procedurës civile, ato humbasin statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Kjo bën që veçanërisht viktimat e dhunës seksuale, të cilat shpesh dëshmojnë me masa mbrojtjeje, të hezitojnë të hyjnë në këtë rrugë, për shkak të stigmës së thellë që mbart ky krim, shpjegon Kollariq për Radion Evropa e Lirë.

Deri tani, në Serbi janë zhvilluar vetëm 13 procese penale për dhunë seksuale në kohë lufte, dhe në pesë prej tyre akuzat ishin ekskluzivisht për këtë vepër. Asnjë kërkesë për zhdëmtim e paraqitur gjatë një procesi penal për krime lufte nuk është pranuar ndonjëherë, thekson Kollariq.

Rasti i Jovan Radanit shënon herën e parë që vendoset një lidhje e drejtpërdrejtë midis të drejtës së viktimës për të kërkuar kompensim në procesin penal dhe vlerësimit të besueshmërisë së dëshmisë së saj. Megjithëse kërkesa për dëmshpërblim është një e drejtë kushtetuese, gjykatat shpesh e konsiderojnë shqyrtimin e saj si një vonesë të panevojshme për procesin penal.

Sipas Kollariq, ka patur raste kur gjatë gjykimit është deklaruar hapur se gjykata ka si traditë të mos vendosë mbi këto kërkesa. Tani, ajo shton, është vetë gjykata që e miraton heqjen dorë nga kjo e drejtë, duke e lidhur besueshmërinë e viktimës me faktin nëse ajo e ushtroi apo jo këtë të drejtë. Kjo është veçanërisht e dëmshme për viktimat e dhunës seksuale, të cilat tashmë ndeshen me paragjykime dhe pyetje rreth heshtjes së tyre të gjatë. Tani gjykata po i përforcon këto stereotipa, duke sugjeruar se dëshmia është e besueshme vetëm nëse heq dorë nga e drejta për zhdëmtim.

Gjykata e Lartë në Beograd nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për të sqaruar më tej këtë arsyetim.

Image

E drejta për të kërkuar zhdëmtim është e mishëruar në legjislacionin e Serbisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe përputhet me standardet ndërkombëtare për ndjekjen e rasteve të dhunës seksuale.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, praktika e dhënies së kompensimit direkt në procesin penal është zhvilluar ndjeshëm, shpjegon Ajna Mahmiq, koordinatore ligjore në organizatën TRIAL International BeH. Pas një dekade evoluimi të praktikës gjyqësore, rregulli është që viktimat të realizojnë të drejtën e tyre për dëmshpërblim brenda të njëjtit proces, për t’iu kursyer atyre një barrë të re dhe trauma shtesë nga një proces i veçantë civil.

Çfarë përfaqëson kërkesa për dëmshpërblim

Në Kosovë, deri më tani janë dhënë katër vendime për dhunë seksuale gjatë luftës, dhe vetëm njëri prej tyre është i formës së prerë. Në asnjërin prej këtyre proceseve penale nuk është vendosur dëmshpërblim për viktimën.

Problemi thelbësor i këtij arsyetimi, sipas shumë të mbijetuarve të dhunës seksuale në kohë lufte, është se drejtësia nënkupton shumë më tepër se një dënim penal. Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, thekson se drejtësia përfshin gjithashtu qasjen në riintegrim, një kompensim të drejtë, rehabilitim dhe njohjen e dëmit të pësuar.

Mbështetja për rehabilitimin, zhdëmtimi dhe siguria se krimi nuk do të përsëritet janë gurët e themelit të programeve të riintegrimit. Megjithatë, viktimat shpesh enden nëpër labirintet e gjykatave për vite të tëra para se të sigurojnë një farë drejtësie dhe përkrahjeje.

Shumë organizata e konsiderojnë të gabuar që në një vendim gjyqësor, besueshmëria e dëshmisë së një viktime të kushtëzohet nga ushtrimi i një të drejte ligjore. Nga Qendra “Rosa” thonë se kjo nuk u dërgon një sinjal të mirë e të drejtë viktimave.

Në të njëjtën linjë, edhe Fondi për të Drejtën Humanitare argumenton se nuk mund të varet besueshmëria e deklaratës së një viktime nga vendimi i saj për të kërkuar apo jo dëmshpërblim. Ndërsa Shoqata e Grave Viktima të Luftës në Sarajevë, e cila prej dekadash mbledh dëshmi grave të përdhunuara gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, paralajmëron se çdo vendim dhe arsyetim i tij përcjell një mesazh të fuqishëm.

Sipas tyre, përdorimi i kësaj të drejte themelore si kriter për besueshmërinë krijon idenë se viktimat duhet të heqin dorë nga të drejtat e tyre që t’u besohet më shumë. Një qasje e tillë rrezikon të dekurajojë edhe më shumë personat që mendojnë të raportojnë krimet dhe të ndjekin rrugën e drejtësisë. Vlerësimet ndërkombëtare flasin për një numër prej 20.000 deri në 50.000 grash të përdhunuara gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë (1992-1995), përfshirë edhe anëtare të kësaj shoqate.

Rasti i zonjës A dhe përvoja rajonale

Shoqata e Grave Viktima të Luftës nga Sarajeva bashkëpunon rregullisht me organet e drejtësisë në Bosnje e Hercegovinë. Në një intervistë të mëparshme për Radion Evropa e Lirë, kryetarja Bakira Haseçiq tregoi se si ishin krah i djathtë i Tribunalit të Hagës që në ditët e para, duke u siguruar deklarata apo dëshmitarë sipas nevojës.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) ishte instanca e parë ndërkombëtare që dha vendime fajësie për përdhunimin si formë torture dhe për skllavërinë seksuale si krim kundër njerëzimit. Para kësaj gjykate u dënuan më pak se 40 persona për dhunë seksuale në kohë lufte. Pas mbylljes së Tribunalit të Hagës, gjykatat vendore në rajon kanë dhënë rreth 96 aktgjykime për vepra të tilla.

Në Kosovë, janë nën hetim rreth njëqind raste të dhunës seksuale gjatë luftës, por vetëm katër kanë përfunduar me aktgjykim, ku vetëm një është i plotfuqishëm dhe të dënuarit kanë marrë gjithsej 72 vjet burg, sipas të dhënave të QKRMT-së. Rushiti shton se në çdo rast që shkoi në gjykatë, viktimat morën paralelisht përkrahje psikologjike dhe juridike, pasi rruga drejt drejtësisë është shpeshherë po aq sfiduese sa vetë krimi dhe pa mbështetje, trauma i frenon shumë të mbijetuar.

Nga Shoqata e Grave Viktima të Luftës në Sarajevë theksojnë se të flasësh për dhunën seksuale të përjetuar mbetet jashtëzakonisht i vështirë. Shumë gra heshtin për vite apo dekada për shkak të traumës, frikës, stigmës dhe mosbesimit në institucione. Kur më në fund vendosin të dëshmojnë, e bëjnë kryesisht për të vërtetuar të vërtetën mbi krimet dhe për të parë autorët përpara drejtësisë. Andaj është thelbësore që sistemi i drejtësisë, nëpërmjet vendimeve të tij, të frymëzojë besim dhe të respektojë të drejtat e viktimave, përfshirë atë për zhdëmtim.

Në vendimin përfundimtar kundër Jovan Radanit, Departamenti për Krime Lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd nënvizon se vendimi u mbështet kryesisht në deklaratën e viktimës, e cila ishte prova më me peshë në këtë rast, dhe se dënimi u caktua në përputhje me praktikën gjyqësore.

Megjithatë, Veselinka Kastratoviq, hulumtuese në organizatën Documenta në Kroaci, është e mendimit se pikërisht këto dënime të ulëta janë një nga arsyet që viktimat nuk arrijnë të ndiejnë se drejtësia është vendosur dhe shumë prej tyre heqin dorë nga raportimi i krimeve. Çdo seancë dëshmie i kthen ato në vendin dhe momentin e krimit, duke e bërë ripërjetimin e një eksperience kaq traumatike tejet të rëndë dhe stresues.

Të gjitha pesë rastet e gjykuara në Beograd për dhunë seksuale në kohë lufte kanë përfunduar me dënime, por, siç nënvizon Kollariq, dënimet e shqiptuara gjithmonë kanë qenë fare pranë minimumit ligjor prej pesë vjetësh burg.

Sa dhe si kompensohen viktimat

Një dekadë pasi u përdhunua në Vukovar, Snjezhana Malak denoncoi krimin. Por autorët e saj nuk u përballën asnjëherë me drejtësinë. Ata u dënuan me gjashtë vjet burg në mungesë dhe, me përjashtim të periudhës së paraburgimit, nuk e vuajtën asnjëherë dënimin, sepse vdiqën ndërkohë që mbroheshin në liri.

Pavarësisht kësaj, Malak u bën thirrje grave të mos kenë frikë të flasin për përvojat e tyre, sepse e vërteta e mbajtur brenda gërryen shpirtin, sjell sëmundje dhe shkatërron familje.

Vlerësimet tregojnë se për çdo rast të raportuar përdhunimi, mbeten 10 deri në 20 të tjerë në heshtje. Frika, stigma shoqërore dhe mungesa e besimit ndaj institucioneve shtyjnë shumicën dërrmuese të viktimave të dhunës seksuale të mos e denoncojnë krimin. Edhe dekada pas konflikteve në rajon, shumë prej tyre ende presin drejtësi, ndërsa autorët e krimeve mbeten të lirë.


Shtuar 27.07.2026 08:20

holiganbetJojobetPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort