Gjerat qenkan serioze, Cozman dhe e dashura e re hedhin hapin e rëndësishëm (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë, Cozman pushtoi mediat rozë me lajmin se kishte nisur një lidhje të re me një vajzë zeshkane. Vetë reperi 35-vjeçar nisi të postonte foto me bukuroshen brune në rrjete sociale, duke e bërë kështu romancën publike për herë të parë pas marrëdhënies që ka pasur me këngëtaren e famshme Tuna. Menjëherë fansat nisën të “gërrmonin” për identitetin e të dashurës së re. Vajza quhet Flloja dhe punon si make-up artist. Ndërkohë që shumë prej nesh mund të mendojmë se lidhja është në fillimet e saj, në fakt mund ta kemi gabim. Çifti i famshëm i kanë bërë gjërat serioze pasi kanë shkuar me pushime me familjet e tyre, që do të thotë se ia kanë prezantuar njëri-tjetrit.

Vetë dyshja ka publikuar foto e video në Instagram nga pushimet familjarët në jug të Shqipërisë. Duket se pas pak kohësh, Cozman dhe Flloja mund të zyrtarizojnë lidhjen e tyre, megjithatë mbetet për t’u parë në vazhdim.


Shtuar 27.07.2021 08:54