Paunoviq thellon skandalin me deklaratat e saj, Hyseni kërkon reagim të fuqishëm

Reagime të ashpra politike dhe ndërkombëtare ka shkaktuar deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ndodhej në vendin e Sllobodan Millosheviqit më 1999, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Të lidhura

None found

Paunoviq jo vetëm që nuk u tërhoq nga ky qëndrim dhe nuk kërkoi falje, por e rëndoi më tej situatën. Duke folur për mediat serbe, ajo deklaroi se edhe sot do ta “spastronte etnikisht Kosovën nga terroristët”. Ministrja pretendoi njëkohësisht se fjalët e saj ishin shkëputur nga konteksti dhe se ato kishin të bënin vetëm me ushtarët e UÇK-së.

Duke komentuar këtë çështje për “Bota sot”, njohësi i zhvillimeve politike, Nehat Hyseni, tha se bëhet fjalë për një deklaratë me pasoja serioze në planin politik dhe institucional. Sipas tij, reagimi i kongresistit amerikan Joe Wilson tregon qartë se po pakësohet toleranca ndaj madhërimit të politikave kriminale të së kaluarës.

Image

Hyseni vlerësoi se pohimi i ministres serbe Snezhana Paunoviq, se në vitin 1999 do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, renditet ndër deklaratat më të rënda politike të viteve të fundit në Ballkan. Sipas tij, ajo nuk mund të konsiderohet vetëm një provokim verbal apo një qëndrim individual i papërgjegjshëm. Fakti që vjen nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë i jep deklaratës përmasa institucionale dhe krijon dilema të mëdha rreth drejtimit politik, moral dhe ndërkombëtar të shtetit serb.

Ai tha se reagimi i menjëhershëm i kongresistit amerikan Joe Ëilson nuk duhet parë thjesht si reagim emocional. Kongresisti e quajti deklaratën “të neveritshme” dhe kërkoi që Asambleja Parlamentare e OSBE-së të mos e zhvillojë në Beograd sesionin e saj vjetor të vitit 2027. Për Hysenin, ky është një mesazh politik me peshë të veçantë, që dëshmon se demokracitë euroatlantike po humbin durimin përballë glorifikimit të politikave kriminale të viteve nëntëdhjetë dhe refuzimit të Serbisë për t’u përballur me të kaluarën.

Në vijim, Hyseni nënvizoi se madhërimi i spastrimit etnik nuk mund të futet në kuadrin e një debati demokratik, pasi ai përfaqëson një prej shkeljeve më të rënda të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas tij, liria e shprehjes është pjesë e shoqërive demokratike, por ajo nuk nënkupton të drejtën për të lavdëruar krimet kundër njerëzimit. Spastrimi etnik, theksoi ai, nuk përbën as qëndrim politik dhe as alternativë historike që mund të diskutohet në mënyrë legjitime. Ai është ndër format më të rënda të cenimit të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe, në rrethana të caktuara, edhe me gjenocidin.

Hyseni rikujtoi se regjimi i Sllobodan Millosheviqit, gjatë viteve 1998–1999 në Kosovë, ndërmori një fushatë të organizuar për dëbimin masiv të shqiptarëve. Mbi 800 mijë shqiptarë u larguan me dhunë nga shtëpitë e tyre, mijëra civilë humbën jetën, qindra fshatra u dogjën dhe u kryen masakra që tashmë janë pjesë e dokumentacionit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Për këtë arsye, sipas tij, një ministre e Qeverisë së Serbisë që thotë se do ta kishte çuar deri në fund atë projekt kriminal, në thelb shpreh keqardhje që ai nuk u përmbush plotësisht. Hyseni tha se kjo e tejkalon diskutimin historik apo interpretimin politik të së kaluarës dhe shndërrohet në relativizim e legjitimim të një politike kriminale, pasojat humanitare dhe juridike të së cilës kanë qenë të rënda.

Ai vlerësoi gjithashtu se një nga sfidat kryesore për shoqërinë dhe institucionet serbe vazhdon të jetë mungesa e një përballjeje të sinqertë me të kaluarën.

Sipas Hysenit, Serbia bashkëkohore ende përballet me problemin serioz të mungesës së reflektimit të ndershëm mbi të shkuarën. Në dallim nga Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore, Serbia nuk ka kaluar ende nëpër një proces të mirëfilltë institucional dhe shoqëror për shqyrtimin e krimeve të regjimit të Millosheviqit. Përkundrazi, në hapësirën publike vijon rehabilitimi i figurave të atij regjimi, ndërsa krimet e luftës mohohen ose relativizohen dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare vihen në dyshim.

Në rrethana të tilla, Hyseni tha se deklarata e Snezhana Paunoviq nuk mund të shihet si rast i izoluar apo si gafë personale. Sipas tij, ajo pasqyron një kulturë politike që nuk është distancuar plotësisht nga mendësia nacionaliste dhe shoviniste, e cila solli luftërat e përgjakshme të viteve nëntëdhjetë.

Pikërisht në këtë kontekst, ai i dha rëndësi të posaçme politike reagimit të kongresistit amerikan Joe Ëilson. Hyseni theksoi se ky reagim vjen nga një politikan me përvojë të gjatë në fushën e sigurisë euroatlantike dhe nuk mjaftohet me një dënim moral të deklaratës. Me propozimin që Serbia të mos e organizojë sesionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027, sipas tij, shprehet për herë të parë në mënyrë të qartë qëndrimi se glorifikimi i spastrimit etnik duhet të sjellë pasoja politike dhe diplomatike. Ai e cilësoi këtë si një ndryshim cilësor në mënyrën se si bashkësia ndërkombëtare mund të reagojë ndaj retorikës që rehabiliton krimet e së kaluarës.

Në përfundim, Hyseni u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të reagojnë, duke paralajmëruar se mungesa e pasojave do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Ai tha se, nëse bashkësia ndërkombëtare hesht përballë deklaratave të këtij lloji, atëherë krijohet përshtypja se apologjia e spastrimit etnik mund të kalojë pa përgjegjësi politike. Sipas tij, një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk mund të tolerojë ministra apo zyrtarë të lartë që shfaqin admirim ose keqardhje për politika të dënuara si nga historia, ashtu edhe nga drejtësia ndërkombëtare.

Hyseni vuri në dukje se në shumë shtete evropiane madhërimi i nazizmit ose mohimi i Holokaustit konsiderohet vepër penale. Me të njëjtën qasje, sipas tij, duhet trajtuar edhe glorifikimi i spastrimit etnik në Ballkan, sepse ai godet themelet morale dhe juridike mbi të cilat është ngritur Evropa e pasluftës. Ai shtoi se kërkesa për masa diplomatike nuk përbën hakmarrje politike, por synon mbrojtjen e rendit juridik ndërkombëtar dhe të parimeve bazë të të drejtave të njeriut.

Në fund të deklarimit për “Bota sot”, Hyseni rikujtoi se OSBE-ja mbështetet mbi parimet e sigurisë, bashkëpunimit, demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Sipas tij, nëse një shtet, përfaqësuesit e të cilit lavdërojnë publikisht spastrimin etnik, lejohet të organizojë një sesion të kësaj organizate pa asnjë reagim institucional, atëherë vihet në rrezik vetë besueshmëria e OSBE-së. Ai përfundoi se institucionet ndërkombëtare nuk mund të qëndrojnë neutrale.


Shtuar 26.07.2026 15:35

holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort