Ronaldinjo do t’i trashëgonte Mesit edhe fanellën me numrin “10”, me të cilën argjentinasi nisi ciklin e historisë duke fituar gjithçka.
Aktualisht si një prej lojtarëve më të mirë në të gjitha kohërat, “pleshti” vendosi që të qëndrojë te katalanasit dhe mos të largohet prej tyre. Nga ana tjetër Ronaldinjo ka një propozim të veçantë për drejtuesit e klubit spanjoll:
“Kur Mesi të tërhiqet, shpresoj se kjo nuk ndodh shpejt, ata duhet ta largojnë përfundimisht numrin “10” dhe të mos preket më. Mesi duhej të qëndronte te Barcelona se është vetë historia e saj”, tha Ronaldinjo.