Gucati paralajmëron padi kundër kujtdo që ofendon UÇK-në, pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri për kanosje

Pas pranimit të fajësisë në gjykatë nga i pandehuri për kërcënim, Eqrem Avdullahu, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore ndaj personave që cënojnë figurën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-pjesëtarëve të saj.

Të lidhura

None found

Në dalje të seancës gjyqësore në Drenas, Gucati u shpreh se tashmë ka iniciuar disa procese të tjera penale, përfshirë edhe në shtete si Gjermania dhe Austria, kundër individëve që e kanë shantazhuar apo kanë ofenduar luftën. Ai u bëri thirrje të gjithë veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve që të mos përfshihen në debate verbale, por t’i drejtohen rrugës institucionale për të mbrojtur dinjitetin e tyre. “Nuk kemi pse merremi fjalë mes nesh, le të veprojë drejtësia”, theksoi ndër të tjera.

Kryetari i veteranëve zbuloi detaje mbi dy raste konkrete për të cilat ka ngritur padi në Dortmund të Gjermanisë, duke përmendur persona me prejardhje nga Skenderaj dhe Malisheva, të cilët janë identifikuar nga autoritetet gjermane dhe pritet ekstradimi i tyre. Duke shprehur keqardhje për rastin e të moshuarit që shkruante në rrjete sociale për “mbyllje me pushkatim”, Gucati këmbënguli se nuk mund të tolerohen sulmet që cenojnë integritetin e tij personal dhe atë familjar, veçanërisht për shkak të detyrës që mban.

Ndërkohë, mbrojtësi ligjor i Gucatit, avokati Halim Shala, sqaroi se objektivi kryesor është që këto çështje të marrin zgjidhje përfundimtare në organet e drejtësisë, duke mbrojtur kështu reputacionin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.


Shtuar 20.07.2026 13:35

matbetmatbetJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpascasibomjojobet girişGrandpashabetjojobetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetciomarsbahisjojobet girişbetcioMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetJojobetMadridbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişcasibom