Robert Berisha flet për herë të parë për djalin e vogël të Tunës dhe Patrisit (FOTO LAJM)

Sa herë që del në media, Robert Berisha ka diçka të re për të thënë. Se fundmi në një intervistë ekskluzive për gazetaren Irini Meçe, këngëtari ka folur gjatë për karrierën e tij, jetën personale dhe nuk la pa përmendur nipin e vogël, Zenin, djalin e Patris Berishës dhe Tuna Sejdi.

Sa i përket jetës së tij private, Roberti tha se vazhdon të jetë beqar e ju bëri një thirrje të gjitha vajzave.

“Të marrin, të kapin për qafe (vajzat), në gjeneratën tonë nuk ka ndodhur kështu. Duke marrë parasysh se janë shumë goca të reja. Mund me qenë edhe babai i tyre…(qesh). Jam single, jam magnet i thashethemeve.

Nuk kam kohë jam duke u marrë me punë dhe gocën tërë ditën, pastaj xhirimet e emisionit, tani filluan edhe koncertet dhe nuk dua me marrë qafë askënd se jam i parehatshëm.

Goca keni kujdes, mos u afroni shumë afër, ndonjë foto, më shumë ….(qesh) ndoshta do të qetësohem kur të rritem, sepse tani në lule të rinisë….Më vonë ndoshta. Për momentin po e shijoj”, tha ai.

Roberti foli për herë të parë edhe për nipin, djalin e Tunës dhe Patrisit. “Nuk jemi takuar, Patrisi ishte me pushime në Turqi. Më kishte dërguar një foto, më tha sa të ngjan. Është shumë i mirë”, tha ai.

Roberti tregoi se ka gati një këngë të re për nënën e tij, që ndërroi jetë në muajin janar dhe se do ta publikojë në janar të vitit tjetër, kur të bëhet 1 vit nga largimi i saj.


Shtuar 25.07.2021 08:43