MMPH ndërpret kontratat e 20 zyrtarëve serbë, Pacolli shpjegon vendimin

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka vendosur t’ua ndërpresë marrëdhënien e punës 20 zyrtarëve nga komuniteti serb, pasi, sipas ministrisë, ata nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre në punë.

Të lidhura

None found

Vendimi u bë publik nga ministrja e MMPH-së, Fitore Pacolli. Ajo tha se masat janë marrë për shkak të mungesave të vazhdueshme të zyrtarëve në vendet e tyre të punës dhe duke u bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Sipas Pacollit, qëllimi i këtij vendimi është garantimi i zbatimit të ligjit dhe vendosja e kritereve të barabarta për çdo punonjës të administratës publike.

Postim i plotë:

Janë shkëputur kontratat e punës për 20 zyrtarë të MMPH-së.

Sot është marrë vendim për ndërprerjen e kontratave të punës së 20 zyrtarëve të MMPH-së nga komuniteti serb, të cilët njihen edhe si pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”. Ky veprim është ndërmarrë për shkak të mungesave të tyre të vazhdueshme në punë, si edhe në pajtim me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se këta zyrtarë, të punësuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që nga 5 janari 2016, nuk i kanë kryer obligimet që burojnë nga marrëdhënia e punës. Kjo përfshin mungesat e përsëritura nga vendi i punës dhe moszbatimin e detyrave të punës.

Do të sigurojmë ligjshmëri të plotë dhe standarde të njëjta për secilin punonjës në administratën publike. Askush nuk mund të ruajë statusin e të punësuarit pa i përmbushur detyrimet që i takojnë. Në zbatimin e ligjit do të jemi të pakompromis, pa marrë parasysh përkatësinë apo pozitën, pasi shërbimi publik duhet t’u përgjigjet qytetarëve me përgjegjësi dhe me respektim të plotë të detyrës zyrtare.


Shtuar 17.07.2026 16:58

MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet giriş