E FUNDIT/ Aksident me pasojë vdekjen në Durrës

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Durrës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetën dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja që ndodhen në njërin prej mjeteve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Shtuar 24.07.2021 10:23