Manxhuka sqaron situatën: A ka marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së?

Pas zërave të së martës për një marrëveshje paraprake midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeverisje të përbashkët, LVV-ja ka dalë me një reagim zyrtar.

Të lidhura

None found

Arlind Manxhuka, zëdhënës i partisë, bëri të ditur se po angazhohen me të gjitha forcat për të shmangur zgjedhjet e reja dhe për të gjetur zgjidhje për postin e presidentit.

“Angazhimi ynë është maksimal. Jemi proaktivë e konstruktivë në takime e diskutime, të hapur dhe të çiltër për një marrëveshje. Shpresojmë se opozita nuk do të fortifikohet në kundërshtim dhe të na shtyjë sërish drejt kutisë së votimit”, u shpreh Manxhuka.

Një ditë më parë, mediat raportuan se bisedimet LVV-LDK parashikojnë që LDK-së t’i besohen tri poste ministrore dhe karrigia e kryetarit të Kuvendit, ndërsa Vetëvendosjes do t’i njihet e drejta e propozimit për emrin e presidentit.

Këto informacione qarkulluan në një periudhë trazirash të brendshme në gjirin e LDK-së dhe vetëm pak ditë pasi u zhvillua takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.

Pas atij takimi, të premten e kaluar, të dy liderët – si ai i LVV-së ashtu edhe ai i LDK-së – konfirmuan se janë pajtuar për takime të mëtejshme, por asnjëri prej tyre nuk përmendi se tashmë është arritur një marrëveshje për ndarjen e posteve apo për krijimin e një koalicioni paszgjedhor.


Shtuar 16.07.2026 12:22

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet