Sipas propozimit që pritet të depozitohet nga Partia Socialiste, harta e re administrative e vendit do të përfshijë një numër bashkish që sillet midis 40 dhe 50.
Mësohet se ky plan do të jetë i vetmi që socialistët do të paraqesin, duke përjashtuar ndryshime të tjera në këtë fazë.
Të lidhura
None found
Takimi i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, i zhvilluar sot në Kuvend, u mbyll pa një marrëveshje mbi rendin e ditës, çka shënon edhe përfundimin e këtij cikli pune.
Ndërkohë, miratimi i ndarjes së re territoriale është parashikuar për në datën 23 korrik. Në sesionin e ardhshëm parlamentar do të vijohet me amendimet e nevojshme në ligjet për vetëqeverisjen vendore dhe financat vendore, si pasojë e ristrukturimit.
