Hargreaves: Britania mbështet avancimin e FSK-së drejt standardeve të NATO-s

Siguria e Evropës përbën një nga shtyllat kryesore të miqësisë së ngushtë mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, ka deklaruar ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Të lidhura

None found

Pas takimeve me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Maqedonci, Hargreaves tha se bisedimet u zhvilluan edhe në praninë e Atasheut të Mbrojtjes dhe Këshilltarit të Mbrojtjes.

“Diskutime të mira sot me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Maqedonci, së bashku me Atasheun tonë të Mbrojtjes dhe Këshilltarin e Mbrojtjes”, tha ambasadori.

Sipas tij, gjatë bisedës u ritheksua përkushtimi për të përkrahur zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, afrimin e saj me standardet dhe strukturat e NATO-s, si edhe thellimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

“Bashkëpunimi ynë po ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për Kosovën dhe rajonin e gjerë”, tha ambasadori Hargreaves.


Shtuar 14.07.2026 20:46

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş