Sulmuesi kamerunas Blaise Tsague është zyrtarizuar si lojtari më i freskët i FC Anyang. Pas ndarjes me Elbasanin, 26-vjeçari ka zgjedhur të provojë fatin në kategorinë më të lartë të futbollit korean, duke nisur kështu një kapitull të panjohur më parë për të.
Transferimi u realizua pa asnjë kosto për klubin koreano-jugor, pasi Tsague ishte lojtar i lirë. Ky kalim shënon edhe eksperiencën e parë të futbollistit në Korenë e Jugut, duke i hapur atij një horizont të ri në Azi.
Të lidhura
None found
Tsague i ishte bashkuar skuadrës verdheblu të Elbasanit në muajin gusht të vitit 2024, menjëherë pas një periudhe te Fujairah SC. Gjatë aventurës së tij në Superligën shqiptare, ai zbriti në fushë në gjithsej 71 ndeshje, ku gjeti rrugën e rrjetës plot 18 herë dhe kontribuoi me 3 asiste për shokët e ekipit.
