Ditën e sotme, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku ndër temat kryesore ishte shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e t bujqësore”, të ndryshuar”.
Një nga pikat që ndezi diskutimet ishte ndikimi i mundshëm i vendosjes së impianteve eolike në tokën bujqësore. I pari që doli kundër ishte deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili argumentoi se këto struktura kërkojnë shpime në tokë dhe një platformë të madhe prej betoni, çka sipas tij do të sillte dëmtim të tokës.
Të lidhura
None found
Në të njëjtën linjë u pozicionua edhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri, i cili votoi kundër nenit 1 të projektligjit bashkë me dy deputetët e PD-së.
Më pas, ai kërkoi shpjegime nga përfaqësuesit e drejtorisë përkatëse, të cilët nga ana e tyre këmbëngulën se strukturat do të vendosen drejtpërdrejt në tokë, pa përdorur bazamente betoni.
“Që të vësh një kullë për ‘wind farm’, është 100 metra e lartë dhe nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Bëhet fjalë për kulla shumë të larta. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”, deklaroi Gjiknuri mes të tjerash.
Debati u ashpërsua edhe në momentin e votimit të projektligjit në tërësi. Strazimiri kërkoi të vijonte me pyetje për paqartësitë që, sipas tij, mbeteshin të hapura, por u ndal nga kryetari Manja.
Përplasja u shtri edhe te Gjiknuri dhe, pas shkëmbimeve të forta, ai u largua nga mbledhja.
Pjesë nga debati:
Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi?
Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim.
Ulsi Manja: Jo jo rri tek abstenimi ti.
Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.
Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të ik fare?
Ulsi Manja: Po ik mo.
Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi.
Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin.
