Helmimi masiv në Prishtinë, 22 persona të shtruar pas konsumimit të ushqimit tek “Sach Pizza”

Prej të premtes, më 10 korrik 2026, e deri të hënën, më 13 korrik, rreth 70 qytetarë kanë mbërritur në Klinikën Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për të marrë ndihmë mjekësore.

Të lidhura

None found

KosovaPress u përpoq të merrte një deklaratë nga përgjegjësi i njërit prej lokaleve të “Sach Pizza”, i cili u përgjigj se nuk ishte i autorizuar të fliste dhe se deklarimet duhet t’i bënte kompania.

Të dhënat zyrtare nga QKUK tregojnë se 22 nga 72 pacientët që u paraqitën janë shtruar në spital. Ata raportuan simptoma si temperaturë, ethe, dhembje abdominale, të vjella dhe diarre. Bazuar në anamnezën e mbledhur, shenjat e para ishin shfaqur vetëm pak orë pasi kishin ngrënë ushqimin e dyshuar.

Në njoftimin e QKUK-së theksohet se të gjitha rastet e hospitalizuara janë komunikuar me Inspektoratin Shëndetësor dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Gjithashtu, ato janë regjistruar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse, në përputhje me protokollet e vendosura.

Ekipi i KosovaPress qëndroi në Klinikën Infektive dhe bisedoi me të afërmit e të prekurve, të cilët konfirmuan se ushqimi i konsumuar para shfaqjes së simptomave ishte sanduiç nga pikat e shitjes së “Sach Pizza”.

Një nënë, e cila foli në kushte anonimiteti, tregoi se i biri e kishte përkeqësuar rëndë gjendjen pasi kishte ngrënë një sanduiç. Sipas saj, temperatura e tij arriti deri në 40 gradë Celsius. Ajo shtoi se gjendja e djalit ishte përmirësuar sot në krahasim me ditën e djeshme, por kishte qenë tejet e rëndë. E ëma theksoi se të gjithë pacientët me të cilët kishte komunikuar kishin ngrënë të njëjtin lloj ushqimi në lokale të ndryshme të “Sach” ose e kishin porositur në shtëpi. Ajo përmendi se rasti është duke u hetuar nga policia dhe prokuroria dhe se familjarët po bashkërenditen për të ndërmarrë hapa ligjorë në gjykatë.

Një tjetër prind, gjithashtu anonim, rrëfeu se vajza e saj kishte ngrënë sanduiç në “Sach Pizza” të enjten dhe më pas ishte përballur me një sërë komplikacionesh. Ajo u ankua se shërbimi i ambulancës nuk iu përgjigj kërkesës për ta transportuar vajzën në spital, pavarësisht se ajo kishte humbur ndjenjat. E ëma tregoi se e çuan vetë në Emergjencë me ndihmën e bashkëshortit dhe vajzave të tjera, përpara se ajo të transferohej në Infektivë. Sipas saj, e bija ishte në një gjendje tejet të keqe për tri ditë dhe po përmirësohej pak sot.

Një histori e ngjashme u nda nga i fejuari i një pacienteje, i cili ruajti anonimatin. Ai tregoi se partnerja e tij kishte ngrënë një sanduiç në pikën e “Sach” pranë aeroportit dhe simptomat e para kishin nisur të shtunën në orët e para të mëngjesit. Ai konfirmoi se mjekët po bënin çmos dhe paralajmëroi se do të ndiqnin rrugë ligjore ndaj kompanisë.

Ndërkohë, burimet e KosovaPress bëjnë me dije se “Sach Pizza” ka tërhequr nga shitja sanduiçët në të gjitha degët e saj dhe se autoritetet kanë kryer një inspektim në depon e kompanisë në Lipjan.

Gjatë ditës, mediumi u përpoq të kontaktonte me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe Inspektoratin, por asnjëri prej këtyre institucioneve nuk iu përgjigj thirrjeve.


Shtuar 13.07.2026 17:39

matbetfixbetcasibomEsenyurt EscortmatbetsezarcasinoJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş