Rron Gjinovci i është kundërvënë ashpër kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e cilësuar si të rremë dhe kontradiktor qëndrimin e tij ndaj Kosovës.
Sipas Gjinovcit, deklarata e Ramës se përpara marrjes së detyrës i tregohej Kosovës ç’duhej bërë, por jo më pas, është krejtësisht e paqëndrueshme dhe shërben për të fshehur të vërtetën.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se Rama tani përpiqet të zbusë tensionet me Kosovën, teksa përballet me protesta të mijëra qytetarëve çdo ditë, por nuk mund të fshijë të shkuarën. Gjinovci kujtoi se po i njëjti kryeministër kishte udhëtuar drejt Prishtinës me helikopter, i ftuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, për të bindur ligjvënësit kosovarë të miratonin themelimin e Gjykatës Speciale.
Kjo sipas tij, dëshmon përfshirjen e hapur të Ramës në vendimmarrjet e brendshme të Kosovës, duke hedhur poshtë pretendimin e tij se tani nuk ndërhyn më në punët e vendit fqinj.
