FIFA nxjerr pamjet nga sensori: S’ka dëshmi se topi preku kabllon mbi fushë

Anglia fitoi ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës dhe preu biletën për në gjysmëfinale, por një nga episodet që shoqëroi sfidën ishte polemika për golin e dytë të anglezëve.

Norvegjezët kaluan të parët në avantazh me Andreas Schjelderup në minutën e 36-të, ndërsa më pas Jude Bellingham ndryshoi rrjedhën e ndeshjes me dy realizime, një në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë dhe tjetrin në minutën e tretë të vazhdimeve.

Të lidhura

None found

Debati më i madh u përqendrua te goli i parë i Bellinghamit. Sulmi i Anglisë nisi pas një goditjeje nga porta të portierit norvegjez Orjan Nyland, e cila në pamje të parë u duk shumë e shkurtër.

Menjëherë pasi topi përfundoi në rrjetë, Nyland iu drejtua gjyqtarit me protesta, duke këmbëngulur se topi kishte prekur kabllon e kamerës ajrore të vendosur mbi fushë.

Diskutimet nuk u ndalën me përfundimin e takimit dhe FIFA zgjodhi të japë një reagim publik për situatën.

FIFA: Sensori i topit nuk evidentoi kontakt

Në profilin zyrtar FIFA Media, institucioni publikoi videon e aksionit të shoqëruar me të dhënat e marra nga sensori i integruar në top.

https://x.com/fifamedia/status/2076088395147723022

“Para golit të Anglisë në minutën e 45+2 kundër Norvegjisë, sensori në top nuk regjistroi asnjë ndryshim në ‘rrahjet e zemrës’ të topit gjatë kohës që ai ishte në ajër. Për këtë arsye, nuk ka asnjë provë që topi ka prekur kabllon mbi fushë dhe, si pasojë, nuk ka prova se trajektorja e tij ka ndryshuar”, thuhet në reagimin e FIFA-s.

Me këtë sqarim, FIFA doli në mbështetje të vendimit të ekipit të arbitrave për ta quajtur të rregullt golin e Anglisë, duke nënvizuar se teknologjia e vendosur në top nuk konstatoi asnjë prekje me kabllon e kamerës ajrore.

Pavarësisht këtij shpjegimi zyrtar, rasti mbetet një nga episodet më të komentuara të çerekfinaleve të Kupës së Botës 2026.


matbetultrabetjojobetultrabetmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş