Çfarë u tha në bisedimet konsultative të Kurtit me Hamzën dhe Abdixhikun

Të premten, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, mbajti takime konsultative me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, si dhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare.

Të lidhura

None found

Pas bisedës me Hamzën, Kurti tha se takimi kishte qenë konstruktiv, por sqaroi se ende nuk kishte ndonjë dakordim konkret.

Ai nënvizoi se nga ky takim nuk kishte dalë ende ndonjë marrëveshje e përcaktuar, megjithatë e konsideroi atë si një hap me rëndësi në vazhdën e konsultimeve.

“Aktualisht nuk mund të them që kemi ndonjë rezultat konkret apo ndonjë të arritur, por uroj që kjo frymë konstruktiviteti të mbizotërojë dhe, në përputhje me afatet kushtetuese, të arrijmë t’i konstituojmë institucionet dhe vendit t’i japim kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe presidentin e ri”, u shpreh ai.

Kurti bëri të ditur se konsultimet do të shtriheshin edhe te partitë e tjera politike dhe njoftoi se gjatë pasdites do të takohej me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

“Duhet të jemi optimistë në rrugën përpara. Sot pasdite do ta takoj edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe shpresoj që tri partitë t’i mbledhim deputetët dhe t’i konstituojmë të gjitha institucionet e legjislaturës së 11-të”, tha ai.

Sipas Kurtit, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2011 parasheh mbështetjen e 80 deputetëve për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ai vlerësoi se LVV-ja, PDK-ja dhe LDK-ja së bashku i kanë numrat e nevojshëm për këtë.

Ai shprehu gjithashtu keqardhje që kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, nuk kishte pranuar të zhvillonte një takim konsultativ.

“Kur i mblodha numrat e deputetëve nuk thashë plus shtatë, pasi kryetari i Aleancës nuk e ka parë të domosdoshme dhe të rëndësishme të takohet me mua. Mendoj që do të duhej të takohej. Nuk është në rregull që një parti e respektuar si AAK të mos takohet me mua. Andaj më duhet të them 93 në vend që të them 100 deputetë”, deklaroi Kurti.

Kreu i LVV-së tha se barra për formimin e Qeverisë i takon partisë fituese, ndërsa zgjedhja e presidentit kërkon një pajtim më të gjerë mes forcave politike.

“Nëse unë, si fitues i zgjedhjeve, kam përgjegjësi për formimin e Qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese, por është menduar të ndodhë në bashkëpunim me të tjerët. Prandaj, si pikënisje do të kishim një figurë konsensuale, dikë që nuk është pjesë e asnjë partie politike dhe që ka vlera të dëshmuara kombëtare dhe institucionale. Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, ndërsa për presidentin përgjegjësia bie mbi të gjithë ne”, theksoi ai.

Nga ana e tij, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, deklaroi pas takimit me Albin Kurtin se partia që ai drejton do të mbetet në opozitë gjatë këtij mandati.

Duke folur para mediave, Hamza tha se biseda u zhvillua në një atmosferë korrekte dhe rikujtoi se PDK në fushatën zgjedhore kishte hyrë me një program të përqendruar te zhvillimi ekonomik, mirëqenia sociale, energjia dhe infrastruktura.

“Posa e përfunduam takimin me Kurtin. PDK në këto zgjedhje ka garuar me program dhe me prioritete që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë, mirëqenies sociale, si dhe me projekte në energji dhe infrastrukturë. Për t’i zbatuar këto prioritete, PDK nuk ka vija të kuqe dhe është e hapur për të biseduar për marrëveshje gjithëpërfshirëse politike”, tha Hamza.

Megjithatë, ai sqaroi se pas diskutimeve të zhvilluara, qëndrimi i PDK-së nuk ka ndryshuar.

“Bazuar në bisedat që i kemi pasur, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është që PDK në këtë mandat është e gatshme të jetë në opozitë dhe i dëshirojmë sukses Kurtit”, u shpreh ai.

Hamza theksoi po ashtu se konstituimi i institucioneve kërkon bashkëpunim mes partive politike, duke përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Të gjitha partitë tjera nuk mund ta zgjedhin presidentin pa LVV-në. LVV-ja duhet të gjejë partnerë sipas nevojave dhe kritereve të tyre për t’i dhënë vendit institucione”, deklaroi ai.

Në orët e pasdites së të premtes u zhvillua edhe takimi i dytë mes liderit të LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pas këtij takimi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se biseda ishte fokusuar te stabiliteti institucional dhe te nevoja për të shmangur zgjedhje të reja.

Ai tha se palët ishin dakorduar që dialogu të vijonte edhe në ditët në vazhdim.

“Folëm për stabilitetin institucional dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve. Në këtë fazë u dakorduam që t’i vazhdojmë bisedimet”, deklaroi ai.

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Hap i mirë që po flasim para vendimeve të njëanshme

Sipas Abdixhikut, diskutimet nuk janë përqendruar te emrat, por te parimet.

“Ne biseduam për parime dhe, për LDK-në, këto parime kërkojnë balancën demokratike në vend. Në këtë balancë duhet të kontribuojnë të gjitha palët. Nuk kemi arritur të flasim për emra të përveçëm”, tha Abdixhiku.

Ai e quajti takimin një hap pozitiv dhe shtoi se në një takim të vetëm nuk mund të trajtoheshin të gjitha çështjet.

“Në këtë takim ishte e pamundur të flasim për të gjitha temat, por ishte hap i mirë për të vazhduar tutje në bisedime. I kemi 30 ditë kohë për konstituimin e Kuvendit dhe 60 ditë për zgjedhjen e presidentit. E rëndësishme është që po flasim para se të merren hapa të njëanshëm. Kjo jep shpresë”, u shpreh ai.

Abdixhiku shtoi se ende nuk është arritur një konsensus mbi parimet, por theksoi se komunikimi mes palëve po vazhdon.

“Ende nuk kemi arritur konsensus rreth parimeve, por po bisedojmë”, deklaroi kryetari i LDK-së.

Pas takimit me Abdixhikun dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani, Albin Kurti tha se është ende herët për të vlerësuar nëse ky takim mund të konsiderohet i suksesshëm apo jo.

Ai deklaroi se gjatë bisedimeve janë trajtuar të gjitha temat kryesore politike, por se deri tani nuk ka një përfundim konkret.

“I kemi edhe katër javë përpara deri në fillimin e seancës konstituive. Nuk ka temë që s’e kemi diskutuar, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion për ta ndarë me ju,” u shpreh ai.

Kurti tha se mbetet optimist për rrjedhën e dialogut mes subjekteve politike.

“Jam optimist për racionalitetin që po mbizotëron nga këto takime. Është një ndërmarrje që kërkon besim dhe kohë për rezultate. E kemi edhe konfidencialitetin e këtyre bisedave. Kemi diskutuar për qeverinë dhe Kuvendin, por edhe për presidentin, ndërsa fokusi ka qenë te zhvillimet aktuale politike”, deklaroi ai.

Lideri i LVV-së nënvizoi se synimi i partisë së tij mbetet arritja e një marrëveshjeje politike që do ta shmangte shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Ne jemi të interesuar për marrëveshje që të mos kemi zgjedhje. Synimi i përbashkët është që të shmangen zgjedhjet. Ne synojmë marrëveshje politike, pasi jemi subjekte politike”, tha Kurti.


Shtuar 11.07.2026 08:37

matbetjojobetsafirbetCasibom GirişmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomİmajbetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişJojobetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş