Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar takimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si një zhvillim pozitiv për të çuar përpara diskutimet mbi situatën politike në vend.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku tha se biseda është përqendruar te stabiliteti institucional dhe te “shmangia e domosdoshme të zgjedhjeve të reja”.
“Hap i mirë, i mbarë për të hapur kapitujt tjetër takues e diskutues”, është shprehur Abdixhiku para mediave.
Ai ka sqaruar se në këtë takim nuk është folur për ndarje të posteve, por për parime dhe çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve.
Sipas Abdixhikut, palët kanë trajtuar nevojën për stabilitet institucional dhe mundësinë për të shmangur zgjedhjet e reja, ndërsa ka bërë të ditur edhe se komunikimi mes tyre mund të vazhdojë gjatë ditëve në vijim.
