Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar Kursi Bazik për Xhenierë Luftarakë.
Të lidhura
None found
Siç ka njoftuar FSK-ja përmes Facebook-ut, trajnimi synonte pajisjen e pjesëtarëve me njohuri teorike dhe shkathtësi praktike në fushën e xhenios luftarake. Në kuadër të tij u përfshinë ndërtimi i fortifikimeve fushore, demolimet, kalimi i pengesave ujore, zbulimi dhe pastrimi i pengesave, si edhe përdorimi i pajisjeve xheniere.
“Trajnimi u realizua sipas standardeve profesionale, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike, disiplinës, punës ekipore dhe gatishmërisë operacionale të pjesëmarrësve.
Përfundimi me sukses i këtij kursi paraqet një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të FSK-së dhe kontribuon në rritjen e gatishmërisë së njësive për përmbushjen e misioneve të tyre”, thuhet në postimin e FSK-së.
