Pas dy vitesh nga vrasja e Egli Progës, Prokuroria e Korçës mbyll hetimet dhe çon për gjykim 5 të pandehur

Kanë kaluar dy vjet nga vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Korçës ka mbyllur fazën hetimore, duke përcjellë në gjykatë dosjen penale ndaj pesë personave të lidhur me këtë çështje.

Pas përfundimit të hetimeve, organi i akuzës ka ngritur ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guçes akuzën e “vrasjes me dashje, të kryer në bashkëpunim”. Në të njëjtën dosje, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku akuzohen për moskallëzim të krimit, si edhe për kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, vepra penale të kryera në bashkëpunim.

Të lidhura

None found

Sa u përket dy të dyshuarve kryesorë, Gjykata e Korçës u ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët vijojnë të jenë nën masën “detyrim paraqitjeje”.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Egli Proga ka ndërruar jetë si pasojë e një hemorragjie cerebrale të shkaktuar nga goditja me grusht në kokë. Për të mbështetur akuzën, Prokuroria është mbështetur jo vetëm te ekspertiza mjeko-ligjore, por edhe te dëshmitë e personave të marrë në pyetje gjatë hetimit, pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes, si dhe prova të tjera të administruara gjatë procesit hetimor.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 10 gushtit 2024 në qytetin e Pogradecit dhe shkaktoi reagim të fortë në opinionin publik. Në fillim, çështja u hetua me një tjetër kualifikim penal, por më vonë, pas administrimit të provave të reja dhe ekspertizës mjeko-ligjore, akuza u rikualifikua në “vrasje me dashje”.

Përgjatë këtyre dy viteve, familjarët e Egli Progës kanë zhvilluar protesta dhe kanë kërkuar vazhdimisht zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke këmbëngulur se përgjegjësia nuk duhet të mbetet vetëm te autorët e dyshuar, por të hetohet edhe mënyra se si institucionet, veçanërisht strukturat e policisë lokale, kanë reaguar në orët e para pas krimit.

Me mbylljen e hetimeve paraprake dhe dorëzimin e dosjes në gjykatë, pritet që procesi gjyqësor të nisë në javët në vijim, ku do të shqyrtohen provat e mbledhura nga organi i akuzës dhe pretendimet e palëve.


Shtuar 9.07.2026 21:42

grandpashabetjojobetcasibomKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomExtrabetcasibomJojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobetjojobet giriş