Diego Contreras ka zgjedhur të vijojë karrierën te KF Arsimi, duke u bërë afrimi më i ri i klubit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi 22-vjeçar i ka dhënë fund qëndrimit te Partizani për të nisur një eksperiencë të re.
Ndarja vjen edhe pse marrëveshja e futbollistit kolumbian me Partizanin ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Gjatë sezonit të fundit me të kuqtë, 22-vjeçari arriti të justifikojë besimin e trajnerit Oltijon Kërnaja, teksa u shfaq protagonist në disa takime.
Të lidhura
None found
Ndërkaq, në njoftimin zyrtar të KF Arsimi bëhet e ditur se Contreras do të jetë pjesë e skuadrës për një vit, pra deri në verën e vitit 2027.
