Arsenali beson se Odegaard dëshiron të qëndrojë në “Emirates”

Arsenali beson se lojtari i huazuar nga Real Madridi, Martin Odegaard është i gatshëm të vazhdojë të qëndrojë  në “Emirates”.

Norvegjezi u huazua në janar nga Real Madrid dhe shumë shpejtë ia doli që të hyjë në formacionin e Mikel Artetas duke dëshmuar kapacitetin.

Arsenal planifikon të bisedojë me Realin për blerjen përfundimtare të 22-vjeçarit, por nëse nuk pranon gjiganti spanjoll, atëherë duan ta huazojnë edhe për një tjetër edicion.

Sipas The Times, Reali e vlerëson kartonin e Odegaard në vlerën 51 milionë euro, vlerë që shihet vërtetë e lartë për “Topçinjtë”.

Rëndësi për vendimin përfundimtar të Odegaard do këtë edhe e ardhmja e Zinedine Zidane, i cili e huazoi gjatë janarit sepse nuk e kishte në plane, andaj nëse tekniku francez do mbetet, me shumë gjasa që mesfushori të mbetet te klubi londinez.

Sidoqoftë, vendimi përfundimtar do vendoset në qershor./


Shtuar 23.03.2021 13:39