Policia ka dhënë detaje lidhur me krimin e ndodhur brenda familjes në Shkodër. Blutë bëjnë me dije se rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, 62-vjeçari, Shtjefën Ziçi, ka qëlluar me armë gjahu çifte bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe.
Sipas njoftimit të policisë, krimit dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Sakaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
