Sindikata e RTK-së i shkruan Kurtit dhe Haxhiut: Pagat nuk janë ekzekutuar, kërkohet reagim i menjëhershëm institucional

Federata Sindikale e Radio Televizionit të Kosovës i ka dërguar një letër u.d. presidentes Albulena Haxhiu dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, me kërkesën që institucionet të ndërhyjnë urgjentisht për shkak të mosrealizimit të pagave për punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas FSRTK-së, situata e krijuar me pagat është tejet shqetësuese, pasi vonesa e tyre përtej afatit të përcaktuar me ligj nuk është thjesht çështje administrative apo financiare, por përbën shkelje të drejtpërdrejtë të një të drejte themelore në punë dhe të dinjitetit të secilit punëtor.

Në letrën e saj, Federata thekson se kjo nuk është një ngjarje e vetme. Ajo rikujton se vetëm një muaj më parë, më 7 qershor, ishte detyruar të organizonte protesta për të njëjtën arsye, me bindjen se ai reagim do të shërbente si sinjal serioz për institucionet përgjegjëse dhe do të sillte masa konkrete për të mos lejuar përsëritjen e situatës. Megjithatë, sipas saj, e njëjta shkelje është përsëritur, çka dëshmon mungesë përgjegjësie institucionale dhe dështim në përmbushjen e një prej obligimeve më bazike ndaj punëtorëve.

Federata Sindikale e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), si përfaqësuese legjitime e punëtorëve të transmetuesit publik, ju drejtohet me shqetësim të thellë lidhur me situatën e krijuar nga mosrealizimi i pagave të punëtorëve të RTK-së, të cilat, edhe më 9 korrik 2026, ende nuk janë ekzekutuar.

Mosdhënia e pagës në afatin e paraparë ligjor nuk përbën vetëm një problem administrativ apo financiar, por është cenim i drejtpërdrejtë i një të drejte themelore të punës dhe i dinjitetit të çdo punëtori. Paga është kompensim i fituar me punë, e garantuar me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Kjo situatë është bërë edhe më shqetësuese për faktin se nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar. Vetëm një muaj më parë, më 7 qershor, Federata Sindikale ishte e detyruar të organizonte protesta për të njëjtën arsye. Në atë kohë besuam se reagimi ynë do të shërbente si alarm serioz për institucionet përgjegjëse dhe se do të ndërmerreshin masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e kësaj situate. Fatkeqësisht, sot po përballemi me të njëjtën shkelje, gjë që dëshmon mungesë përgjegjësie institucionale dhe dështim në menaxhimin e një prej obligimeve më elementare ndaj punëtorëve.

Federata Sindikale konsideron se është e papranueshme që transmetuesi publik i Republikës së Kosovës të funksionojë në kushte ku punëtorët detyrohen të presin pagat e tyre pa asnjë afat të qartë, pa transparencë dhe pa asnjë komunikim zyrtar nga organet drejtuese. Kjo gjendje cenon jo vetëm mirëqenien e punëtorëve dhe familjeve të tyre, por dëmton edhe besimin në institucionet publike dhe rrezikon funksionimin normal të RTK-së.

Sipas letrës, edhe Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së kanë dështuar të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre me transparencë, profesionalizëm dhe llogaridhënie. Federata vlerëson se mungesa e informimit publik, heshtja përballë kësaj situate dhe mosdhënia e një zgjidhjeje konkrete janë të papranueshme dhe bien ndesh me standardet e qeverisjes së mirë që duhet të karakterizojnë një institucion publik.

Për këtë arsye, ju bëjmë thirrje që, brenda kompetencave tuaja kushtetuese dhe institucionale, të ndërmerrni veprimet e nevojshme për të siguruar zgjidhjen urgjente të kësaj situate dhe për të garantuar që punëtorët e RTK-së të marrin menjëherë pagat e tyre.

Njëkohësisht, kërkojmë që të sigurohet llogaridhënie institucionale për shkaqet që kanë çuar në këtë gjendje, si dhe të ndërmerren masa që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen. Askush nuk duhet të mbetet pa përgjegjësi kur cenohen të drejtat themelore të punëtorëve dhe vihet në rrezik funksionimi i transmetuesit publik.

Federata ka paralajmëruar se, nëse nuk gjendet menjëherë zgjidhje, do të vazhdojë pa hezitim me përshkallëzimin e veprimeve sindikale dhe me nisjen e procedurave ligjore pranë institucioneve kompetente. Sipas saj, do të përdoren të gjitha mjetet juridike dhe sindikale të garantuara me ligj për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, ndërsa çdo pasojë që mund të reflektohet në funksionimin e RTK-së do të jetë përgjegjësi e plotë e Bordit dhe Menaxhmentit.

Në fund, Federata thekson se punëtorët e RTK-së nuk do të pranojnë që vonesat e pagave të kthehen në praktikë të zakonshme. Sipas saj, ata nuk do të paguajnë çmimin e paaftësisë, neglizhencës apo keqmenaxhimit institucional, pasi dinjiteti i tyre nuk është i negociueshëm dhe respektimi i të drejtave të tyre nuk mund të varet nga rrethana financiare apo administrative.

Federata Sindikale shton se mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit institucional, por njëkohësisht shprehet e vendosur të mbrojë me çdo mjet ligjor interesat e punëtorëve që përfaqëson. Ajo pret reagim dhe veprim të menjëhershëm nga institucionet e Republikës së Kosovës, në përputhje me përgjegjësinë për mbrojtjen e rendit kushtetues, të ligjshmërisë dhe të drejtave të qytetarëve.


Shtuar 9.07.2026 13:54

grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobet