Ish-deputetja e LDK-së konfirmon se ka firmosur për largimin e Lumir Abdixhikut

Rrezarta Krasniqi, ish-deputete e LDK-së dhe njëkohësisht nënkryetare e degës së kësaj partie në Vushtrri, ka bërë të ditur se e ka dhënë nënshkrimin e saj për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Të lidhura

None found

Ajo e konfirmoi këtë për median, ndërsa bën pjesë në grupin prej 150 e më shumë delegatësh që kanë firmosur për largimin e tij.

“Po kam nënshkruar për shkarkimin e Lumir Abdixhikut”, u shpreh ajo.

Nga dega e Vushtrrisë, prej 16 anëtarësh, më shumë se 5 kanë nënshkruar për shkarkimin e Abdixhikut.

Në të gjitha degët e partisë po vazhdon mbledhja e nënshkrimeve, ndërsa delegatët po kërkojnë thirrjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm.

Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut kanë ardhur pas rezultatit zgjedhor të 7 qershorit, ndërsa deri tani tri degë janë shprehur publikisht duke kërkuar largimin e tij.

Ndërkohë, LDK sot pritet ta mbajë mbledhjen e kryesisë duke filluar nga ora 15:00.


Shtuar më 9.07.2026 12:58

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş