Një ngjarje tragjike u shënua në Argjentinë, ku një pilot u hodh nga dera e një avioni ndërsa ai ishte në lëvizje, duke humbur jetën në vend dhe duke lënë studenten që po trajnonte të kryente e vetme uljen.
Të lidhura
None found
Sipas një deklarate të prokurorit publik të vendit, instruktori i fluturimit Leandro Andrés Bertazzo, 42 vjeç, u gjet i pajetë pas incidentit që ndodhi në Toledo.
Në bordin e avionit Cessna 150 ndodheshin Bertazzo dhe një studente 22-vjeçare, e quajtur Rosario, raportoi agjencia TN e lidhur me CNN.
Sipas dëshmisë së studentes, pak para se të hidhej, Bertazzo i tha: “E di çfarë duhet të bësh, tani vazhdo vetë”. Më pas ai hoqi kufjet dhe rripin e sigurimit, hapi derën dhe u hodh nga avioni.
Eduardo Álvarez, drejtori i shkollës së fluturimit Flying Parrot Córdoba, ku Bertazzo punonte, deklaroi për TN se nuk kishte pasur asnjë shenjë që piloti po mendonte të hidhej nga aeroplani.
Álvarez tha gjithashtu se më herët gjatë asaj dite, Bertazzo kishte fluturuar edhe me një student tjetër.
“Ai e mori këtë vendim tragjik në bordin e një avioni me një person tjetër në krah”, tha ai. “Është e pamundur ta mendosh ose ta kuptosh, por mendja njerëzore është kaq komplekse”.
Pavarësisht se ndodhej në “shokun e plotë”, studentja arriti ta ulte aeroplanin në mënyrë të sigurt.
