Barcelona ka formalizuar interesimin për Karim Adeyemin, duke i dërguar Borussia Dortmundit një ofertë zyrtare për sulmuesin gjerman.
Gerard Romero bën të ditur se bisedimet ndërmjet dy klubeve po vazhdojnë, ndërsa drejtuesit e Barcelonës janë në pritje të përgjigjes nga klubi gjerman për propozimin e paraqitur.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, raportohet se Adeyemi e ka shprehur qartë vullnetin e tij për t’u transferuar te Barcelona, pasi e sheh klubin katalanas si të vetmin destinacion që dëshiron në këtë afat kalimtar.
Klubi katalanas synon ta sigurojë sa më shpejt transferimin e 24-vjeçarit, por tashmë gjithçka mbetet në dorën e Borussia Dortmundit, që duhet të vendosë nëse do ta pranojë ose jo ofertën.
Gjatë ditëve të ardhshme priten lëvizje të reja, teksa Barcelona shpreson të finalizojë me sukses një nga objektivat e saj kryesorë në merkaton e verës.
