Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të zhvillojë mbledhjen e Kryesisë të enjten, më 9 korrik 2026, me fillim në ora 15:00.
Të lidhura
None found
Konfirmimin për këtë takim e dha zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili njoftoi se mbledhja e Kryesisë do të nisë në orën 15:00.
Ky takim mbahet një ditë pasi u certifikuan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor 2026. Në këtë proces zgjedhor, LDK mori 16.69 për qind të votave dhe siguroi 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
