Ballkani nis sot, të mërkurën, një tjetër rrugëtim evropian në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Konferencës për edicionin 2026/2027.
Të lidhura
None found
Në sfidën e parë të këtij raundi kualifikues, ekipi i drejtuar nga Mislav Karoglan përballet në transfertë me skuadrën nga Uellsi, Connah’s Quay.
Trajneri kroat ka zgjedhur të paraqitet në këtë takim me formacionin më të fortë që ka aktualisht në dispozicion.
Nga minuta e parë në portë aktivizohet Adnan Golubovic, ndërsa mes titullarëve janë edhe afrimet e reja Abou Dosso, Anel Sabanadzovic, Edvin Kuc dhe Almedin Klinaku.
Ndeshja nis në ora 19:30 dhe Ballkani synon të sigurojë një rezultat pozitiv, i cili do t’i krijonte epërsi para përballjes së kthimit.
Formacionet zyrtare:
Connah’s Quay: Renshaw; Murray, Ferguson, West; Stone, Franklin, Woodcock, Jones; Cowan, Sharif.
Ballkani: Golubovic; Dosso, Halili, Batarelo, Vokrri; Albert, Sabanadzovic, Kuc, Domgjoni, Serebe, Klinaku.
