Si reagim ndaj sulmeve të fundit që Shtetet e Bashkuara kryen në territorin iranian, Irani thotë se ka vënë në shënjestër 85 baza ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt.
Të lidhura
None found
Sipas Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), kjo ndërhyrje erdhi pasi Uashingtoni, në vlerësimin e saj, kreu një “shkelje të armëpushimit” duke goditur disa objektiva në jug të Iranit.
Përpara kësaj, Bahreini dhe Kuvajti kishin vënë në funksion sirenat paralajmëruese për raketa, në një kohë kur Teherani kishte bërë të ditur se do t’i përgjigjej operacionit ushtarak amerikan me një “përgjigje shkatërruese”.
Nga ana e saj, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se kishte goditur më shumë se 80 objektiva iraniane, mes tyre pozicione ushtarake dhe mjete të Gardës Revolucionare. Uashingtoni tha se ky operacion ishte hakmarrje për sulmet ndaj tre tankerëve në Ngushticën e Hormuzit.
Deri në këto momente, nuk ka ende një verifikim të pavarur lidhur me nivelin e dëmeve që pretendon Irani, as për numrin e objektivave amerikane që thuhet se janë goditur në Bahrein dhe Kuvajt.
