Interesi për pasaportën shqiptare bie, ndërsa kërkesat për azil shtohen

Gjatë vitit 2025, numri i shtetasve të huaj që synuan të pajisen me pasaportën shqiptare ka shënuar ulje. Sipas të dhënave të INSTAT, shtetësinë shqiptare e morën 495 persona, që përfaqëson një rënie prej 46% krahasuar me vitin 2024, kur këtë të drejtë e përfituan 919 persona.

Mes 495 përfituesve, 306 e rimorën shtetësinë shqiptare, ndërsa 189 e fituan për herë të parë. Më shumë se gjysma e tyre, ose 56.1%, vijnë nga Kosova. Pas tyre renditen shtetasit e Turqisë me 20.1%, ndërsa më tej pasojnë Maqedonia e Veriut dhe Italia.

Të lidhura

None found

Po ashtu, 173 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Statistikat tregojnë se grupmosha 30–39 vjeç është ajo që zë peshën më të madhe si mes atyre që e morën shtetësinë, ashtu edhe mes atyre që vendosën ta linin atë.

Ndryshe paraqitet situata me azilin, ku vihet re një prirje rritëse. Në vitin 2025 u regjistruan 144 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare, 40 më shumë se një vit më parë. Pjesën më të madhe të aplikimeve e kanë paraqitur shtetasit e Egjiptit, me 39.6% të totalit, të ndjekur nga Afganistani me 11.8% dhe Palestina me 9.7%.

Këto të dhëna tregojnë se, ndonëse Shqipëria mbetet një destinacion ku një pjesë e të huajve kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, interesi për të marrë shtetësinë shqiptare është në rënie. Kjo reflekton ndryshime në prirjet migratore dhe në motivet që i nxisin të huajt të zgjedhin ose të mos zgjedhin Shqipërinë për të jetuar e për të ndërtuar jetën e tyre.


Shtuar 7.07.2026 19:54

jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetholiganbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoRoketbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetRoketbet