Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, e cila kërkoi shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës. Për t’i dhënë mundësi Xoxës që të marrë pjesë në seancë, GJKKO ka shtyrë edhe seanca e sotme, duke caktuar të rradhës më 21 korrik, ora 10:00.
Bashkëshortja e kryebashkiakut, kërkoi pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë pas lindjes së fëmijës.
Të lidhura
None found
Nga ana tjetër edhe avokati, Gurali Brahimllari, argumentoi se Xoxa ndodhet në pamundësi për tu njohur me përmbajtjen e materialeve dhe për të komunikuar lirshëm me mbrojtësit pas lindjes me operacion.
SPAK ndërkohë la në vlerësimin e gjykatës mundësinë për ndarjen e çështjes nga Veliaj dhe të pandehurit e tjerë, por gjykata e rrëzoi.
