Pas fitores dramatike 3-2 të Kombëtares së Anglisë ndaj Kombëtares së Meksikës në raundin e 1/16 të Kupës së Botës 2026, më shumë se gjithçka tjetër pas ndeshjes tërhoqi vëmendje aktiviteti i tyre në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Faqja zyrtare e përfaqësueses angleze u kthye në fenomen viral për shkak të një kombinimi humoristik postimesh, të publikuara menjëherë pas suksesit ndaj Meksikës.
Fillimisht, administruesit e faqes postuan mesazhin “Natën e mirë, tifozë të Anglisë!”, por vetëm dy minuta më vonë i habitën sërish ndjekësit me një tjetër publikim: “Mirëmëngjes, tifozë të Anglisë!”.
Ndryshimi i menjëhershëm nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët e shndërruan episodin në batutë, duke komentuar se stafi i mediave sociale “nuk pati as kohë të flejë” dhe duke ironizuar me shprehje si “dielli nuk perëndon kurrë për Anglinë”.
Episodi u përhap gjerësisht si një shembull tipik i humorit dhe banter-it që shoqëron futbollin modern në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të diskutuara pas sfidës.
