Gjatë konferencës për mediat, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, ka deklaruar se infrastruktura e emergjencave do të përmirësohet falë një fondi prej 20 milionë eurosh.
Demo theksoi se transporti urban do të përmirësohet, duke përdorur një financim prej 10 milionë eurosh. Ministri tha ndër të tjera se shumë shpejt do të ketë edhe një paketë mbështetëse për ata që janë në vijën e parë të zjarreve.
Të lidhura
None found
“20 mln euro do të jenë të fokusuara në logjistikë sa u përket infrastrukturës së emergjencave. Kemi financim prej 10 mln eurosh që do të jetë i fokusuar në një program të ri për përmirësimin e transportit urban, i cili problematikat po i nxjerr më shumë në pah. Besoj do të jetë edhe përgjigje e ankesave që ne hasim. Shumë shpejt do të dalim me një paketë mbështetëse për ata që janë në vijën e parë. Bonusi i zjarrfikësve do të shpërndahet për të gjithë ata që luftojnë me zjarret gjatë sezonit”, u shpreh ministri.
