12-vjeçarja në Venezuelë rrëfen si i mbijetoi 32 orë nën rrënoja pas tërmetit: Mendova se nuk do të dilja e gjallë

Pas 32 orësh kërkime të pandërprera, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin gjallë Fabianën Blanco nga rrënojat. Rasti i saj është bërë simbol i shpresës dhe qëndresës pas njërit prej tërmeteve më të fortë që ka goditur Venezuelën gjatë një shekulli.

Të lidhura

None found

Vajza 12-vjeçare mbeti e bllokuar nën rrënojat e pallatit ku banonte, pasi vendi u godit më 24 qershor nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5.

Fabiana u gjet nga ekipet e kërkim-shpëtimit pasi kishte kaluar më shumë se një ditë nën beton. Gjatë asaj kohe, ajo arriti të mbijetonte vetëm me ketchup dhe djathë që kishte pranë.

Ndërtesa 10-katëshe ku jetonte familja e saj në Caraballeda, në shtetin La Guaira, u shkatërrua nga lëkundjet. Kur nisi tërmeti, Fabiana ishte e vetme në apartament. Ajo vrapoi në kuzhinë për t’u kapur te banaku, por muret u shembën dhe e lanë poshtë rrënojave.

“Pashë gjithçka të dridhej, të binte dhe të shembej. Mendova se do të vdisja dhe se askush nuk do të mund të më shpëtonte”, tregoi 12-vjeçarja, duke kujtuar çastet e para pas shembjes së pallatit.

Në ato momente, nëna e saj Karina Blanco po bëhej gati të mbante një orë spinningu kur ndjeu lëkundjet. Sapo e kuptoi sa i fortë ishte tërmeti, u nis menjëherë drejt banesës. Kur arriti atje, pallati pothuajse ishte zhdukur krejtësisht.

“Pashë një ndërtesë, pastaj një boshllëk aty ku ishte pallati ynë dhe më pas një ndërtesë tjetër. Fillova të bërtisja se vajza ime kishte vdekur”, rrëfeu ajo.

Teksa ndodhej nën rrënoja, Fabiana mundi të komunikonte me një infermiere, e cila gjithashtu ishte e bllokuar. Ajo e nxiti vajzën të ruante qetësinë dhe, pasi u shpëtua rreth gjashtë orë më vonë, u tregoi ekipeve të emergjencës se 12-vjeçarja ishte ende gjallë.

Ky informacion i riktheu shpresën Karinës, e cila kishte nisur ta pranonte humbjen e së bijës. “Po i lutesha Zotit të më jepte forcë për të jetuar pa Fabianën, kur dikush më tha se ajo ishte gjallë”, tha Karina.


Shtuar 6.07.2026 09:39

grandpashabet girişTulipbetHoliganbetBetinegoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetBelugabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomberlinbetjojobetcasibomcasibom girişchild pornBetpasimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio