Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Qeveria ka kthyer euroobligacionin e vitit 2020 në shumën 700 milionë euro, i cili ishte marrë nga qeveria e kaluar, duke e mbyllur këtë detyrim përpara afatit dhe duke kursyer disa miliona euro.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se në dy vitet e fundit janë shlyer ose ristrukturuar afërsisht 4,5–4,6 miliardë euro borxh, që sipas tij janë krijuar kryesisht gjatë periudhës së qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së.
“Në këto dy vite, janë ristrukturuar rreth 4,5 – 4,6 miliardë euro. Ky është borxh dhe obligime të krijuara, në pjesën më të madhe, nga shtatë vitet e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së. Natyrisht, ka edhe pjesë nga më herët, por në pjesën më të madhe, në përqindje, kjo është diçka mbi tre të katërtat. Ne i shërbejmë këto obligime, njëkohësisht gjejmë mjete për projekte infrastrukturore. Kemi nënshkruar edhe marrëveshje kolektive me arsimin, me shëndetësinë, me administratën etj. Kur punohet me mençuri, sanohen të gjitha pasojat e dëmshme nga një kohë që nuk do të doja kurrë të përsëritej as për qytetarët, as për shtetin” “Ne do të vazhdojmë të funksionojmë në atë mënyrë”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.
Duke folur për treguesit ekonomikë, Mickoski theksoi se gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, rritja e Bruto-prodhimit vendor ka qenë pak më pak se 1,8 për qind. Ndërkaq, sipas tij, në shtatë tremujorët e qeverisë që drejtohet nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, kjo rritje ka qenë pothuajse dy herë më e lartë, konkretisht 3,5 për qind.
