Visar Bekaj tregon si e nisi si portier dhe hapat e parë te Ramiz Sadiku

Në episodin më të fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i cili foli hapur për rrugëtimin e tij në futboll, si në arenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Ky episod është realizuar me përkrahjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës, Bekaj tregoi se afërsia e tij me portën kishte nisur që në mahallë, ndërsa më pas kishte marrë drejtim më serioz te klubi i Ramiz Sadikut.

“Me thënë të drejtën tash, ne kemi luajtur në mahallë secili edhe tash 3-4 vite mund të them, unë isha portier gjithmonë dhe gjuhesha në beton, domethënë aty e vërejta që nuk jam për lojtar”.

Më tej, ai kujtoi momentin kur vendosi të niste ushtrimet në një klub, sapo kishte mbushur 6 vite.

“I bëra 6 vite dhe tash doja të shkoja diku të ushtroja dhe vendosa të shkoja te Ramiz Sadiku, më afër shtëpisë”.

Bekaj zbuloi edhe se në zgjedhjen e tij kishte ndikuar fakti që vëllai i tij, Dardani, kishte luajtur më parë te Ramiz Sadiku. Ai tha se në fillim ishte futur si lojtar, por pas një apo dy stërvitjeve, kishte ndier se nuk i pasonin topin dhe si fëmijë e kishte përjetuar në atë mënyrë, ndaj vendosi se ishte më mirë të kalonte në portë.

“Vëllau im Dardani ka luajtur në Ramiz Sadik. Unë hyra lojtar në fillim, një stërvitje, dy stërvitje, e shihja që nganjëherë nuk ma pasonin topin, si fëmijë ndoshta këtë e kam menduar, thashë po hyj portier më mirë”, ka rrëfyer Bekaj mes tjerash.

Episodin e plotë me Visar Bekajn mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.//


Shtuar 4.07.2026 19:07

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkGalabetHoliganbetZirvebetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio