Një episod i rëndë është shënuar në plazhet e Otrantos, ku një 54-vjeçar humbi jetën pasi arriti t’i nxirrte nga rrymat e detit dy fëmijët e tij binjakë 8-vjeçarë.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës, rreth orës 11:30. Edhe pse kushtet në det ishin të vështira për shkak të erës së fortë, disa pushues kishin hyrë në ujë. Mes tyre ndodheshin edhe dy të miturit, të cilët u morën shpejt nga rrymat dhe u larguan nga bregu.
Pasi dëgjoi thirrjet për ndihmë, babai u fut menjëherë në det dhe arriti te fëmijët, duke i ndihmuar të riktheheshin në breg.
Por sapo doli në tokë, 54-vjeçari, i identifikuar nga mediat si Gennaro Cagnazzo nga zona e Leçes, u ndje papritur keq dhe u shemb.
Të pranishmit u përpoqën fillimisht ta rikthenin në jetë, ndërsa më pas ndërhynë edhe ekipet e emergjencës, por pa sukses. Autoritetet dyshojnë se pas përpjekjes së mundimshme për shpëtimin, ai ka pësuar një problem shëndetësor fatal.
